Politizohet “Covidi”, protesta masive në Itali, akuza të ndërsjella për fashizëm
Italia është kapluar nga protesta të mëdha të qytetarëve ndërsa situate politike është polarizuar. Shumë të djathtë, mes të cilëve edhe ekstremistë, kanë protestuar kundër rregullave të Koronavirusit, duke e cilësuar diktaturë fashiste. Por edhe të majtët italianë kanë dalë në protestë për të thënë se fashistët po vijnë në pushtet me protestat e tyre.
Mijëra qytetarë italianë kanë dalë në protestë këtë të dielë për të kundërshtuar sipas tyre fashizmin.
Të majtët dhe të djathtët italianë janë të ndarë sa i përket masave kundër Koronavirusit. Pajisja me karton të gjelbërt për të shkuar në punë dhe vaksinimi i detyrueshëm kundërshtohet nga grupe të mëdha qytetarësh, që po cilësohen fashistë. Protestat e tyre javën e kaluar përshkallëzuan në dhunë.
Anëtarët e parties Forza Nuova, e cilësuar radikale e të krahut të djathtë dhe grupe të tjera qytetarësh, sulmuan selinë e Konfederatës së Përgjithshme të Punës të Italisë, sindikata më e vjetër në vend, dhe hynë në ambientet e brendshme të saj. Policia arrestoi 12 persona, mes tyre dy drejtues të ekstremit të djathtë.
Ndërkohë, këtë të shtunë, si kundërpërgjigje, demokratët e qendrës së majtë italiane së bashku me organizma të tjerë sindikalë mbajtën një protestë ku thirrjet kryesore ishin për për ndalimin e së djathtës ekstreme sipas tyre.
Duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Kurrë më Fashizëm", protestuesit në Piazza San Giovanni - një shesh historikisht i lidhur me të majtën - bënë thirrje për ndalimin e grupit neofashist Forza Nuova, sipas tyre.
Protesta e të majtëve italianë u mbajt në një datë historike, që përkoi me 78 vjetorin e sulmit nazist në geton hebraike në Romë. Mbi 1.000 hebrenj, përfshirë 200 fëmijë, u mblodhën në agim të 16 tetorit 1943 dhe u dëbuan në kampin e përqendrimit në Aushvic.

