Sudan/ Kërkohet regjim ushtarak, protesta kundër kryeministrit Abdalla Hamdok dhe reformave të tij ekonomike
Mbështetësit e ushtrisë e cila ndan pushtetin e Sudanit kërkojnë që ajo të marrë plotësisht kontrollin e vendit pasi kryeministri Abdalla Hamdok po ua rëndon jetën dhe krizën ekonomike.
Kriza në Sudan po shtyn fraksionet antiqeveritare të kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe kthimin e regjimit ushtarak.
Shteti i Afrikës Verilindore përjetoi dy dekada diktaturë nën presidentin Omar al-Bashir, por largimi i tij me forcë në vitin 2019 nuk i ka sjellë qetësi vendit.
Prej dy vitesh pushteti është ndarë mes grupeve civile dhe ushtarake dhe muajin e kaluar simpatizantë të ish-presidentit al-Bashir pretendohet se tentuan ta marrin tërësisht nën kontroll qeverinë.
Në fundjavë pati edhe protesta pro ushtrisë në kryeqytetin sudanez.
"Kemi dalë në rrugë me kërkesa të caktuara. Së pari, jemi të uritur, pa mjete transporti, telekomunikacioni, pa arsim, kemi kosto të lartë jetese dhe të ardhura të ulëta. Të fortët po i hanë të dobëtit." –shprehet Ahmed Abdallah, Sudanese protestues
"Disa thonë se duan regjim ushtarak, të tjerët e duan civil, por personalisht jam për një pushtet që u siguron jetesën qytetarëve të vet, arsimin, qasjen në shëndetësi dhe mbi të gjitha sigurinë."- thotë një tjeter.
Të shtunën demonstruesit ngritën tenda jashtë pallatit presidencial duke kërkuar ikjen e kryeministrit Abdalla Hamdok.
Ish-ekonomisti i OKB-së ka pranuar të ndjekë këshillat e FMN-së për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, por inflacioni mbi 300 për qind dhe heqja e subvencioneve për karburantet e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve të tij.
