Të gjelbrit votojnë për koalicionin, ambientalistët, socialdemokratët dhe liberalët janë shprehur pro bashkëpunimit

Në Gjermani të dielën do të mësohet e ardhmja e një koalicioni të ri qeverisës ku të Gjelbrit janë faktor kyç. Ambientalistët vendosin a duhet të bashkëpunojnë për katër vitet e ardhshme me socialdemokratët dhe me liberalët, përkundër CDU-CSU-së.

Partia e Gjelbër e Gjermanisë i ka kërkuar delegatëve të saj të vendosin formalisht që të formojnë një koalicion qeverisës me Partinë Socialdemokrate dhe me Demokratët e Lirë.

Mbledhja mbahet tri javë pasi zgjedhjet e 26 shtatorit nxorën humbëse bllokun politik të kancelares Angela Merkel.

Ambientalistët, SPD-ja dhe FDP-ja kanë thënë se e mbështetin bashkëpunimin katërvjeçar dhe konventa e së dielës pritet të konfirmojë nisjen e bisedimeve.

Edhe populli gjerman në sondazhet e fundit e përkrah socialdemokratin Olaf Sholc si kancelari i ri i Gjermanisë.

Ndërkohë Armin Lashet, kreu i CDU-së dhe pasuesi politik i Merkelit, pranoi të shtunën përgjegjësinë për rezultatin e dobët në zgjedhje.

Ai tha se nuk do e qeverisë më landin e madh të Nordrain-Vestfalisë.

"Urgjentisht duhet të gjejmë unitetin. Gjërat nuk mund të qëndrojnë si tani, por të bëhemi bashkë kundër pjesës tjetër të spektrit politik, jo kundër njëri-tjetrit në familjen tonë konservatore."- tha ai.

Kristian demokratët e mposhtur politikisht kanë planifikuar ta ndërrojë lidershipin e partisë në muajin dhjetor.

Ndërkohë në marrëveshjen paraprake, socialdemokratët, ambientalistët dhe liberalët janë shprehur se për rritjen e investime, uljen e burokracisë, për mos rritjen e taksave dhe për një Gjermani më të gjelbër e dixhitale.