Afganistani rrezikon përplasje civile/ ISIS po sulmon xhamitë Shiite në vend
Sulmi më i fundit terrorist në Kandahar të Afganistanit që la pas 47 viktima ka ngjallur pasiguri të madhe te qytetarët afganë. Ata i druhen një përballjeje që mund të çojë në viktima të panumërta mes talibanëve që kanë qeverinë dhe një fraksioni të ISIS-it në vend.
Sulmi i ndërmarrë në një xhami Shiite në vend, sipas ekspertëve të fushës, mund ta ndërlikojë situatën, pasi shtrirja e këtij grupi terrorist që është njëherazi kundër Perëndimit dhe Talibanëve e minon edhe atë pak qetësi që është në vend.
Largimi i ushtarëve amerikanë dhe aleatëve ka lënë një vakum sigurie në vend, për të cilin talibanët kanë premtuar se do të marrin masa të forta për të siguruar qetësinë e qytetarëve afganë.
India ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për Afganistanin në javën e dytë të nëntorit teksa ka ftuar edhe aktorët më të rëndësishëm ndërkombëtar për të marrë pjesë – Amerikanët, kinezët dhe rusët.
E rëndë/ Vetëvaret 60-vjeçari pas banesës së tij në Tiranë
16 Tetor, 14:4



