Liqeni Luiz, një xhevahir i natyrës
Në veriperëndim të qytetit kanadez Banff, shtrihet një xhevahir i natyrës, i rrethuar nga alpet dhe me një sfond spektaklar të malit Viktoria, i kryesuar nga një akullnajë masive.
Ky është liqeni Luiz, një nga perlat e natyrës që duhet ta vizitoni me patjetër.
Ujërat e pastra janë gjëja e parë që të bie në sy sapo hedh vështrimin drejt këtij liqeni me një pamje të tillë piktoreske. Më pas vijnë shtigjet e hiking që arrijnë deri në “Shtëpinë e Çajit” një vend perfekt për të dëgjuar cicërimat e zogjve.
Ky liqen është cilësuar ndër më të veçantit për shkak se ai mirëpret turistë në të dyja stinët, edhe në dimër, edhe në verë.
Pothuajse askush që e ka vizituar në sezonin e ftohtë të dimrit, nuk e ka harruar pamjen e ngrirë të të gjithë sipërfaqes së tij, fiks një pistë gjigande patinazhi, dhe e tillë është.
Qe me të trokitur nëntori temperaturat deri në minus bëjnë që të shfaqen shenjat e para të akujve, e nuk vonon shumë që të e I gjithi të kthehet në një shesh të akullt të rrëshqitshëm.
Është ky çasti që mezi presin turistët. Aventura të paharrueshme që nuk përsëriten më, thonë ato, e kjo pa diskutim ndikuar nga horizonti i pafundëm dhe natyra përreth e veshur në ngjyrat e ftohta të dimrit.
Akujt fillojnë të shkrihen në javën e parë të qershorit. Sipërfaqja e ngrirë thyhet sapo rrezet e para depërtojnë.
I ftohti i dimrit merr me vete akujt dhe pranvera e ngrohtë sjell ngjyrën më të bukur të ujit që keni parë ndonjëherë. Një bruz I pastër.
Një platformë e shkëlqyer për këtë pamje ofrohet nga hoteli historik Chateau Lake Louise. Janë foto e kapur nga ky kënd është një përpjekje që nuk zhvlerësohet kurrë. Duke e vazhduar këtë të fundit, turistët eksplorojnë dhe në malet përreth, në shtigjet e qeta e të sigurta.
Por shumicën e vitit liqeni qëndron I ngrirë, gjithsesi kjo ndryshon në varësi të sezoneve.
Ndonëse me një gjatësi vetëm 2 km ky liqen ka bërë për vete turistë anë e kënd botës. Aventura në çdo stinë, që shoqërohen nga peizazh i që i ka të pastra të gjitha ngjyrat e ylberit.
Ecje, kanoing, aplinizëm, ngjitje, ski, madje dhe patinazh bashkë të tëra brenda këtij territori të vogël, por që padyshim është një nga vlerat më të mëdha të alpeve kanadeze.
