Rrëmbehen 17 misionarë amerikanë në Haiti, mes tyre tre fëmijë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Amerikë, ku 17 misionarë të krishterë amerikanë dhe familjet e tyre, përfshirë fëmijë, janë rrëmbyer nga anëtarë të një bande në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.
Sipas CNN, mes tyre janë 14 persona të rritur dhe tre të mitur.
Misionarët po udhëtonin me automjet në Titanyen, në veri të kryeqytetit Port-au-Prince, pasi vizituan një jetimore në zonën Croix des Bouquets. Ata u rrëmbyen përgjatë rrugës midis dy vendeve.
Bandat e armatosura kanë kontrolluar zonat më të varfra të kryeqytetit të Haitit prej vitesh. Kohët e fundit ata kanë zgjeruar kontrollin e tyre në pjesë të tjera të Port-au-Prince dhe zonat e tij periferike, gjë që ka çuar në një rritje të madhe të rrëmbimeve.
Sipas të dhënave në gjatë tre mujorit të parë të vitit 2021, janë regjistruar më shumë se 600 rrëmbime.

