Letërsia shqipe kapërcen kufinjtë/ Botohet në arabisht romani “Historia si një Mushkë” i Besnik Musatafaj
Romani i shkrimtarit Besnik Mustafaj “Historia si një Mushkë”, është përkthyer në arabisht duke u hedhur në një treg prej 1 miliardë lexuesish. Shkrimtari dhe ish-politikani Mustafaj rikthen në vëmendje një fakt të trishtë, njohësit e shqipes janë të paktë duke i bërë thirrje shtetit të financojë për përkthime.
Letërsia shqipe po i kapërcen kufinjtë. Romani i shkrimtarit Besnik Musatafaj, “Historia si një Mushkë”, është përkthyer në gjuhën arabe, duke ju ofruar një tregu prej 1 miliardë lexuesish.
“Kthimi i romanit në arabisht është shpërndarë në të gjithë botën arabe, do të thotë është në qendër sepse janë më shumë se 1 miliardë lexues.”
Në kuadër të muajit të letërsisë shkrimtari rikthen në vëmendje një fakt të trishtë njohësit e shqipes janë të paktë.
“Njohësit e shqipes janë aq pak nëpër botë, sa ky bëhet një problem për gjuhën shqipe. Ky është një problem.”
Shkrimtari turk i njohur si Mehmet Bej tha se sa më shumë koha kalon, kulturës i kushtohet pak rëndësi.
“Kulturës i kushtohet më pak rëndësi. Njerëzit i kushtojnë më pak vëmendje kulturës”.
Në vendet vogla shprehet shkrimtari Mustafaj që shteti të financojë për përkthyes.
“T’i thërrasë, t’u japë bursa, siç bëjnë shtetet e tjera. Këtë s’mund ta bëjnë as botuesit as autorët por shteti”

