Oda Dibrane, mbahet në Peshkopi festivali që bëri bashkë 14 grupe nga të gjitha trevat shqipfolëse

"Kjo skene është kthyer tashmë në një orakull për këngët, për vallet,  për ritet, alegoritë të cilat i shkojnë për shtat vetëm dibranit."

Muzika vendase mbizotëroi në edicionin e 27-të të Odës Dibrane.

Këngët e vallet me instrumente tradicionale, shoqëruan pjesëmarrësit për dy ditë me radhë.

Por, në mes të Dibrës, nuk u dëgjuan vetëm këngë dibrane. 14 grupe nga të gjitha trevat shqipfolëse, i dhanë ngjyra këtij festivali.

Nikoqirët, u shprehën të lumtur që bënë bashkë zërat nga shumë treva.

"Ata sollën copëza nga traditat e tyre, sollën këngë burimore, valle dhe  sidomos kostume shumë të bukura."

Përmes këtij festivali, duan që të mbrojnë, tregojnë e promovojnë vlerat kulturore e artistike të Shqipërisë.

"Të quhemi ata njerëz të cilët vërtet mbrojnë, përpiqen të kultivojnë dhe përpiqen ta gjejnë, ta kërkojnë dhe të risjellin përsëri këto vlera të kombit tonë."

/OraNews/