Bundesliga, Hoffenheim rikthehet te fitorja me “manita” ndaj Kolnit

Java e tetë e Bundesligës ka nisur me shumë gola dhe me fitore. Ishte Hoffenheim që dhuroi spektakël në shtëpi teksa fitoi me rezultatin e thellë 5-0 në shtëpi ndaj Kolnit.

Ishte një rikthim te suksesi për ekipin vendas teksa Bebou shënoi 2 herë për t’i dhënë avantazhin skuadrës ndërsa më pas realizuan edhe Baumgartner, Geiger e Posch.

Për Hoffenheim është fitorja e tretë në kampionat që e ngre ekipin e Hoeness në renditje dhe që mund ta afrojë me zonën e Europës./Ora News/.