Video/ Mbappe dhe VAR i japin fitoren PSG-së. Angers përmbyset 2-1

Një Paris Saint Germain me mungesa dhe pa shkëlqim shpëton nga figura e keqe në “Parc de Princes”. Skuadra e Pochettinos ende nuk bind me lojë edhe pse dominon por loja nuk është ende ajo që pritet.

Gjithsesi, sonte parizienët shpëtuan teksa mposhtën 2-1 Angers me përmbysje ku pjesa e parë ishte shumë e dobët për vendasit. Ishte Fulgini në 36’ që la tifozët parizienë të “ngrirë” me avantazhin për miqtë ndërsa pjesa e dytë ishte një ndeshje me një portë pothuajse dhe në 69’ Danilo Pereira vuri barazpeshën.

Kur po mendohej që sfida do të mbyllej 1-1, arbitri dhe sistemi VAR akordojnë një penallti për prekje me dorë në zone dhe Mbappe nuk gabon në 87’.

Me këtë sukses, PSG vijon të mbetet e shkëputur me 27 pikë në tabelë dhe ndjekësi më i afërt është Lens me 18 pikë./Ora News/.