Detaje nga vrasja në Peqin, 38-vjeçari dyshohet se është ekzekutuar mbrëmë, në trup ka dy plumba
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 13:18
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 39-vjeçarit Alban Semaku në Peqin, që u gjet pak më parë në afërsi të lumit Shkumbin.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se 38-vjeçari, është qëlluar me dy plumba, një në shpinë dhe një brinjë.
Paraprakisht dyshohet se viktima është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme.
Turpi i tij ndodhet në morgun e Elbasanit, ndërsa policia ka bërë krehjen e zonës në vendin ku u gjet dhe viktima.
