Moti sot, fundjava vjen me rritje temperaturash dhe kthjellime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 07:48
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Reshje shiut pritet të jenë prezente në jug të vendit por me intensitet të ulë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.
