Ambasada ruse po heton për vdekjen e 4 turistëve në Qerret, mediat vendase: Natalya e diagnostikuar me kancer

Departamenti konsullor i Ambasadës Ruse në Shqipëri po heton detajet e vdekjes së katër turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës, tha misioni diplomatik për RIA Novosti.

"Departamenti konsullor po punon për këtë çështje," tha ambasada për RIA Novosti.

Përveç kësaj, oficerët konsullorë po përpiqen të vendosin kontakte me të afërmit e viktimave.

Ngjarja e rëndë u raportua rreth orës 22:20 të mbrëmjes së të premtes, 15 tetor.

Trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace”në Qerret.

Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi.

Ambasada ruse po heton për vdekjen e 4 turistëve në Qerret,

Viktimat janë çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç  me bashkëshortin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Mediat ruse kanë zbuluar se Natalya ishte diagnostikua me kancer dhe prandaj nuk kishte hyrë në ujë.

Përveç kësaj, sipas të afërmve, asnjë nga anëtarët e familjes nuk përdorte alkool ose drogë. Shkaku përfundimtar i vdekjes do të dihet pas autopsisë së trupit të viktimave.