Trafiku nga Maratona/ Rrugët kryesore kthehen në pista vrapimi, qytetarët të bllokuar prej orësh në trafik
Maratona 2021 e organizuar nga Bashkia Tiranë ka paralizuar për orë të tëra qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Rrugët kryesore u kthyen këtë të diel në pista vrapimi, ndërsa akset e tjera u gjendën të bllokuara në trafik. Të irrituar nga kjo situate, Qytetarët kërkojnë përgjegjshmëri institucionale nga bashkia dhe krijimin e një skeme menaxhimi më të mirë sidomos në ditët ku janë planifikuar aktivitete të tilla.
Zhurma e borive të makinave të mbetura me orë të tëra në trafik shoqëroi “Maratonën 2021”
Devijimet e qarkullimit të bëra në disa akse kryesore të Tiranës për shkak të organizimit “Maratona 2021” kanë krijuar një situate të tillë kaotike me trafikun në kryeqytet.
Edhe në ato akse ku lejohej qarkullimi e rrugorët ishin prezente lëvizjet e automjeteve ishin milimetrike.
Shoferët të lodhur nga vonesat në qarkullim flasin për pritje të gjata. Madje disa prej tyre ishin të painformuar.
“I kemi ra rrotull, s’na ka lajmëruar njeri. Po presim më shumë se një orë. Kemi dy orë, nafta u harxhua.”
Menaxhimi i trafikut si rezultat i aktivitetit të bashkisë dështoi thonë drejtuesit e mjeteve.
"Për aq kohë sa jemi në trafik, do të thotë se s’ka menaxhim.”
Ndërkohë disa shqiptarë nag Kosova shfaqën shqetësim për këtë situate në rrugët e kryeqyteti Autoritet shqiptare thonë ata duhet të marrin shembull si për infrastrukturën ashtu edhe për trafikun.
“Këtu duhet me sjell Ramush Haradinaj, për me zgjidh problemet. Jam që një orë e gjysmë këtu."
Autoambulancat dhe makinat e policisë megjithëse kishin përparësi e patën të vështirë të mbërrin në destinacion.
Edhe disa linja urbane nuk kanë kryer itenerarin e tyre të plotë të lëvizjes ose nuk kanë qarkulluar fare paraditen e kësaj të diele.
Qytetarët kërkojnë përgjegjshmëri institucionale nga bashkia dhe krijimin e një skeme menaxhimi më të mirë sidomos në ditët ku janë planifikuar aktivitete të tilla të mëdha.
/ Ora News/
