Durrës/ Gjendet pa shenja jete 47 vjeçari, dyshohet se është vetëvrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2021, 10:07
Një 47 vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në fshatin Radë, Manzë të Durrësit.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale L. H dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu
“Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç.”- njofton policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.
