Kapet me 150 mijë euro drogë, arrestohet 22-vjeçari në Itali

Një 22 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Itali, pasi është kapur me 19 kilogram kanabis në makinën e tij.

Mediat italiane, shkruajnë se nëse lënda narkotike do të shitej në treg do të kapte vlerën  e 150 mijë eurove, ndërkohë që nuk bëhet me dije identiteti i shqiptarit.

“Skuadra e lëvizshme e Bolzanos arrestoi një 22-vjeçar me origjinë shqiptare për ndalim dhe shpërndarje droge. Në makinën e tij, agjentët gjetën dhe konfiskuan 19 kilogramë hashash, me një vlerë tregu me pakicë prej 150,000 €”, shkruajnë mediat italiane.

Ai ndodhet në burg, ndërkohë pritet që Gjyakata t’i jap dhe dënimin.