Rruga Klos-Bulqizë ‘tmerr’ për drejtuesit e mjeteve: Po të vijnë të huajt humbasin
Rruga nacionale Klos-Bulqizë është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve.
"Problem është kjo pjesa nga Klosi deri në Bulqizë"
Kjo është gjendja e aksit pranë fshatit Kloskatund.
“S’ka asnjë tabelë,po të vijëndonjë nga jashtë humb, futet nëpër fshatra.
Rruga në një gjatësi prej dhjetëra metrash ka rrëshqitur prej disa vitesh.
"Duket sikur s’ka shtet fare, nuk i sheh këto uljet dhe ngritjet e rrugëve”
Shirat e vjeshtës i thellojnë gropat.
‘Bëjnë një riparim të përkohshëm dhe kjo shembet.”
Rruga u shërben mijëra banorëve të qarkut të Dibrës, të cilët thonë se pas viteve 90 në këtë aks nuk është ndërhyrë kurrë seriozisht, por vetëm janë bërë riparime që nuk I kanë zgjidhur problematikat
“Kalon një parti, vjen tjetra , qeveria s’ka vendos dorë fare. Presim “Rrugën e Arbërit”, por as ajo nuk po rregullohet."- shprehen drejtuesit e mjeteve.
Reshjet e shiut dhe borës gjatë dimrit që po vjen e bëjnë edhe më të vështirë lëvizjen në rrugën Klos Bulqizë, ku për pasojë nuk kanë munguar as aksidentet e rënda.
