Zhdukën dosjen që falsifikuan/ Bardhyl Gjika e Spiro Duni në burg, specialisti lihet i lirë

Gjykata e Vlorës mbajti në burg ish drejtori i drejtorisë së Administrimit të Tokës në Vlorë, I arrestuar për falsifikim dokumentesh për tjetërsim prone në bregdetin e Dhërmiu. Në qeli mbeti përfituesi I abuzimit 51-vjeçari Spiro Duni, ndërsa një specialist I Zyrës së Administrimit të Tokës në Vlorë do të hetohet në gjende të lirë.

Bardhyl Gjika, ish drejtori i drejtorisë së Administrimit të Tokës në Vlorë, i arrestuar për tjetërsim pronash në bregdet do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit.

Gjykata e Vlorës, caktoi Masën e Sigurisë “arrest me burg” për zyrtarin e Këshillit të Qarkut, ndërsa nxori nga burgu me detyrim paraqitje vartësin e tij Kreshnik Mino, po ashtu i dyshuar si I përfshirë në falsifikim dokumentesh.

Me masën arrest me burg do të hetohet edhe 51 vjeçari Spiro Duni, i cili dyshohet se është përfitues I abuzimit dhe tjetërsimit të një trualli në Dhërmi.

Masa atij iu komunikua në Spitalin e Vlorës ku ai ndodhet për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur pasi u vu në pranga bashkë me dy zyrtarët e Administrimit të Tokës në Vlorë.

Bardhyl Gjika, Kreshnik Mino dhe Spiro Duni akuzohen se kanë falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi, përmes të cilave 51 vjeçari banues në Himarë ka përfituar një Truall.

Por procedura ishte denoncuar dhe prokuroria në kuadër të verifikimit kishte kërkuar dosjen origjinale në Zyrat e Këshillit të Qarkut.

Në këtë situatë dy zyrtarët dhe përfituesi i falsifikimit, besohet  organizuan vjedhjen dy dosjeve mbrëmjen e 12 tetorit nga zyrat e këshillit të Qarkut.

Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe besohet se ato u zhdukën për të fshehur gjurmët e falsifikimit dhe tjetërsimit të pronës në bregdet.

Por policia dhe prokuroria e Vlorës ende nuk kanë arritur në përfundimin se kush ishte personi që vodhi dokumentet nga zyrat e Administrimit të Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë.

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal me vendimin nr.397 dt.16.10.2021. të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndër të tjera është vendosur:

“1.Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, ndaj shtetasit K.T, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.P.” Kjo masë sigurimi rezulton të jetë ekzekutuar prej shërbimeve të policisë gjyqësore më datë 17.10.2021. Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit K.T. rezulton se janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shumë prej 60.000 Euro.