Balta izolon fshatin në Finiq, rruga e Pandalejmonit u dëmtua gjatë punimeve për ujësjellësin
Kjo është rruga që të çon në fshatin Pandalejmon në Finiq.
Balta dhe gropat me ujë pas reshjeve të shiut e bëjnë gati të pamundur lëvizjen e automjeteve.
“Problemet janë të ndryshme por kryesore është rruga”
Rruga ka qenë gjithmonë e amortizuar, por sipas banorëve gjendja u përkeqësuar pas punimeve për rikonstruksionin e rrjetit ujësjellës
“E bëre këtë punë po, mos e prish rrugën, ose po e prishe rregulloje, nuk mund të lihet në këtë gjendje. Fajin e ka Bashkia."
Në disa segmente po hidhet cakull, por nëse 2 km rrugë e pakalueshme, nuk rregullohet deri të hënën rreth 50 fëmijë të fshatit nuk do të shkojnë në shkollë.
“Po mos të rregullohet rruga fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Shoferi ka shkuar në Bashkia dhe ka thënë që nuk merr më nxënësit”
Gjatë dimrit, banorët thonë se rrezikojnë jetën. Në rast urgjence ambulanca nuk shkon në fshat, ndaj të sëmurët transportohen me krah.
“I marrim kështu dhe i çojmë”
Pandalejmoni është një fshatrat e paktë me popullsi të besimit Islam në Finiq, që investimet e vetme thonë se I kanë përfituar vetëm në kohë fushate!
“Premtojnë por asgjë nuk është bërë deri tani këtu. Ne nuk na e kthejnë sytë se jemi myslimanë."
Mungesa e infrastrukturës mban peng banorët që kanë mbetur atje.
