Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen dy turq në Rinas
Dy të rinj me origjinë nga Turqia janë arrestuar ditën e sotme pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me dokumente false.
Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit O. C, 27 vjeç dhe M. D, 28 vjeç, të cilët akuzohen për veprën penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë. Gjatë verifikimeve, të dyja pasaportat e shtetasve të lartpërmendura kanë rezultuar të falsifikuar. “- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
