Shtohen zërat kundër, Maldini: Kupa e Botës çdo dy vjet do të banalizohej
Zërat vazhdojnë të ngrihen kundër projektit të Kupës së Botës çdo dy vjet të propozuar nga FIFA dhe Arsène Wenger.
Drejtori teknik aktual i Milanit, Paolo Maldini ka frikë nga pasoja shumë negative në shëndetin psikofizik të lojtarëve dhe në të ardhmen e kampionateve kombëtare.
Ashtu si Didier Deschamps, Luis Figo dhe Philipp Lahm, të cilët kanë folur për këtë çështje ditët e fundit, Paolo Maldini shpreson se FIFA do të braktisë projektin e Kupës së Botës çdo dy vjet.
Pesë herë fitues i Ligës së Kampionëve me Milanin, skuadër ku ai sot është drejtori teknik, tha se një prishje e tillë e kalendarit do të kishte pasoja shumë negative mbi shëndetin psikofizik të lojtarëve dhe mbi të ardhmen e kampionateve kombëtare.
Maldini gjithashtu mendon se ngjarja më unike sportive në botë do të banalizohej duke u zhvilluar çdo dy dite duke humbur vlerën unike madje edhe pritjen për një event të tillë./Ora News/.
