Video/ Brazili dhe Neymar “masakrojnë Uruguain, Lautaro i jep fitoren Argjentinës

Janë luajtur në orët e para të mëngjesit me orën europiane, ndeshjet e treta dhe të fundit eliminatore për Tetorin për zonën latine.

Brazili dhuroi spektakël ndaj një rivali të fortë si Uruguai duke fituar me rezultatin e thellë 4-1 në “Arena Amazona” ku Neymar ishte protagonisti i madh. Sulmuesi dha dy asiste dhe shënoi nje gol në këtë sukses që e mban Brazilin në krye të Grupit me 31 pikë.

Edhe Argjerntina fitoi në “Monumental” përballë Perusë me një rezultat minimal edhe pse dominimi ishte i qartë. Lautaro Martinez ishte ai që vendosi ndeshjen me një gol në minutën e 47’. Me këtë sukses, Argjentina mbetet e dyta në grupin eliminator, 6 pikë larg Brazilit kryesues.

Në ndeshjet e tjera, Kili mori një fitore shumë të rëndësishme që e mban në lojë për kualifikim, ndërsa Bolivia surprizoi me fitoren 4-0 ndaj Paraguait. Barazim pa gola ishte ndeshja tjetër mes Kolumbisë dhe Ekuadorit./Ora News/.