Ivan Balliu nuk ishte i dëmtuar, në Spanjë konfirmohet me covid-19
Me t’u kthyer nga grumbullimi me kombëtaren për në Spanjë, Ivan Balliu është konfirmuar se është infektuar me covid-19.
Ky lajm po qarkullonte dhe Ora News e paralajmëroi se ka dyshime për mungesën e tij në ndeshjen me Poloninë dhe sot në shtypin spanjoll kanë shkruar se mbrojtësi kuqezi është infektuar në grumbullimin me kombëtaren.

Nga Shqipëria përfaqësues të stafit të kombëtares justifikuan mungesën e Balliut si një dëmtim por ja që situata ishte ndryshe dhe në Spanjë e shkruajnë të sigurtë se i kthyer nga grumbullimi lojtari ishte me covid-19.
Lojtari shqiptar është i sigurtë që do të mungojë këtë fundjavë, e ndoshta dhe tjetrën për Rayo Vallecanon duke humbur kështu sfidat me Elchen këtë të dielë dhe atë ndaj Betis më pas.
Ndoshta për ndeshjet e Shqipërisë në Nëntor, Balliu do të jetë sërish në formë dhe të grumbullohet nga trajneri Reja./Ora News/.
