Vuçiç do udhëtojë drejt Moskës për të negociuar çmimin e gazit me Putin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, theksoi sot se ka vendosur që më 25 nëntor të udhëtojë drejt Moskës ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Vuçiç ka bërë me dije se një nga temat do të jetë edhe çmimi me të cilin do ta blejë Serbia gazin rus gjatë vitit tjetër.

I pyetur për takimin me Putin dhe situatën e energjisë, Vuçiç tha se vetëm njerëzit joseriozë mund të thonë se situata është plotësisht e qëndrueshme dhe e sigurt.

"Ne besuam se çmimi i gazit do të binte në treg, por analizat tona nuk janë të sakta," u shpreh ai.

Presidenti serb thotë se kanë disa rezerva të gazit që janë të mjaftueshëm për disa kohë por shton se ai është për “ditë të zeza” dhe se “urren që të harxhojë sasitë e tilla."

"Do të luftojmë,” shtoi Vuçiç.