Koka: Në PD ka debat, Berisha me nismën e tij po bën që partia të vibrojë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Bledian Koka PD nuk e ka mbaruar misionin e saj, por përkundrazi, si pasojë e një handikapi në lidership që nuk frymëzon më.
Sipas tij, me nismën e Berishës besimi dhe energjia e tij po bën që partia të vibrojë sërish, duke e kthyer për 2 muaj PD është tema e debateve televizive në vend.
Koka: PD nuk e ka mbaruar misionin e saj, por përkundrazi, si pasojë e një handikapi në lidership që nuk frymëzon më. Me një energji të vjetër dhe besimin në to, partia po vibron fort madje. Ka 2 muaj që për PD-në po flitet në emisione nga mëngjesi deri në darkë sepse është një organizëm që premton.
Ka një konflikt demokratik në parti, edhe pse e quajnë një luftë civile. Një parti që ka debat nuk mund ta quash luftë. Në PS nuk ka më zgjedhje dhe kryetari vetëshpallet. Nëse ka sot dikush që ajo që thotë Berisha nuk qëndron dhe se është për interes personal, nuk do ta shohë debati i PD-së.
