Kuvendi voton pro komisionit parlamentar “25 prilli”, por kundër atij “Becchetti”
Partia Pocialiste ka votuar me 77 vota kundër ngritjes së komisionit të kërkuar prej opozitës në hetimin e çështjes Beketi për të cilin Shqipëria do të paguajë 120 milionë euro pas humbjes së arbitrazhit
Në seancë kryeministri Edi Rama u përball me kryetarin e opozitës sa i përket sekretit të çështjes
Por në rrjetet sociale Gazmend Bardhi ka publikuar dokumentin zyrtar ku zbardhen dokumentet e arbitrazhit dhe vendimi përfundimtar, ku përfshihet hidrocentrali i kalivaçit por dhe mbyllja e televizionit Agon Channel
Megjithatë mazhoranca dhe opozita bashkuan votat për ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet.
Pavarësisht rëndësisë në konsensus mazhoranca dhe opozita vendosën të shtyjnë hetimet për inceneratorët.
Deri të enjten e ardhshme palët dot ë kenë mundësinë që të gjejnë dakordësinë për kontratat që do të kalojnë në filtrin e kuvendit.
Bëhet fjalë për incineratorin e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
Gjatë seancës opozita deklaroi se do të dërgojë në SPAK dhe shitblerjen e energjisë, ndërsa nuk munguan as përplasjet mes Bashës e Ramës.

