“Harrohet” përdorimi i maskave në urban, qytetarët: Autobusët e tejmbushur, ndihemi të pasigurt

"Me thënë të drejtën asnjë. Dje hipa në autobusin e Kamzës, vetëm unë kisha maskë," thotë një qytetare.

Mbajtja e makave për transportin urban si duket ka mbetur vetëm në ndërgjegjen dhe përgjegjshmërinë personale të secilit.

Të pambrojtur dhe të pasigurt, nën rrezikun e infektimit me Covid-19 ata thonë se tejmbushja e autobusëve dhe mos mbajtja e maskave ka sjellë dhe replika e debate verbale jo vetëm me faturinon, por edhe mes qytetarëve.

"Më ka qëlluar dhe kam bërë edhe debate me faturinon dhe njerëz të tjerë atje. As faturino vetë nuk e mbante," thotë qytetarja.

"Është pandemia nëpër këmbë, shifrat sa vijnë e shtohen," thotë qytetarja.

"Disa i mbajnë, disa jo. Unë e kam, e mbaj gjithmonë," thotë një tjetër.

Në kushtet kur dhe temperaturat kanë pësuar ulje të ndjeshme dhe rastet e virozave të stinës janë shtuar, thirrjet e qytetarëve shkojnë për instancat shtetërore për trajtimin më me seriozitet e në mënyrë strikte të protokolleve anticovid, sidomos në autobusë, të cilat mbeten vatra infeksioni për përhapjen e covid-19.

"Të merren masa, të sensibilizohen dhe të zbatohen," thotë qytetarja.

"Kemi frikë të hipim në autobus," thotë një tjetër.

Por ata që duhet t’u përgjigjen thirrjeve për respektimin e masave, të parët duhet të jenë vetë qytetarët.

“Harrohet” përdorimi i maskave në urban, qytetarët:

/OraNews/