Makina del nga rruga në Fushë Krujë, plagoset 18 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2021, 13:58
Një 18-vjeçar mbeti i plagosur në Fushë Krujë pasi makina me të cilën po udhëtonte doli nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, ku shtetasi R. P., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Golf" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
18-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.