Ambasadori i ri i Serbisë i paraqet letrat kredenciale Metës, ja mesazhi që i përcolli kreu i shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Tetor 2021, 13:48
Ambasadori i ri të Serbisë në Tiranë, Sh.T.Z. Slobodan Vukčević i paraqitji sot Letrat Kredenciale presidentit të Republikës Ilir Meta.
Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen e misionit të tij diplomatik në Shqipëri.
Kreu i Shtetit shprehu dëshirën se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë rritjes së marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos në fushën ekonomike, tregtare dhe turizëm.
Presidenti Meta nënvizoi "se dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë, ka rëndësi jo vetëm për të dy vendet, por edhe për rajonin dhe perspektivën e tij europiane" thuhet në njoftimin për media.