Shqipëria, pjesë e Festivalit Ballkanik të Filmit në Romë
Shqipëria është pjesë e Festivalit Ballkanik të Filmit, që prej datës 6 tetor e deri më 10 tetor, zhvillohet në "Shtëpinë e Kinemasë", në kryeqytetin italian Romë.
Është ky edicioni i dytë i këtij Festivali që do të sjellë për publikun italian veprat më të mira të kinematografisë shqiptare e ballkanike me objektivin e krijimit të një ure bashkëpunimi me kinematografinë italiane.
Ky takim tashmë i përvitshëm, përmes paneleve me regjisorë e artistë, ofrohet si një mundësi njohje mbi shoqërinë ballkanike, ndyshimet e zhvillimet e saj përgjatë procesit historik të ngjarjeve të kohës.
Shqipëria do të marr pjesë me filmin "Streha mes reved" e regjisorit Robert Budina, ndërsa Kosova do jetë një nga protagonistët e këtij eventi, si një vend ku industria e filmit po zhvillohet suksesshëm e në kinematografinë botërore.
Shiu 'paralizon' Tiranën, trafik i rënduar
7 Tetor, 09:11
Kosova do të prezantohet me filmin "Zana" i regjisores Antoneta, Kastrati, kandidat për çmimin Oskar 2020 e pjesëmarrës në Festivalin Kinematografik të Torontos.
Ndërsa regjisorja kosovare More Raca vjen me filmin e saj të parë "Galaktika e Andromedës", një vështrim kritik e denoncues mbi problemet sociale të shoqërisë së sotme kosovare.
Roli i gruas në kinematografinë ballkanike, është një nga temat e zgjedhura nga organizuesit e këtij Fesitvali në këtë edicion 2021.
Gratë regjisore në kinematografinë ballkanike, tematikat që ato trajtojnë, rrëfimi artistik i tyre, reflektimet, analiza e kritika me ndryshimet nga kolegët e tyre meshkuj do të jenë fokusi i diskutimeve të ditëve të këtij festivali, ku të ftuar do të jenë artistë, kritikë kinematografie, gazetarë e artistë.
I ftuar special në këtë event është regjisori maqedonas Milcho Manchevski, fitues i Luanit të Artë në Festivalin e 51 Ndërkombëtar të filmit në Venezia me filmin "Para shiut".
Festivali Ballkanik i Filmit në Romë do t'i bëj homazh regjisorit serb Goran Paskaljević, i ndarë nga jeta pak kohë më parë e do të sjellë për publikun italian filmin e tij “Honeymoons” .
Pjesë të këtij Festivali do të jenë dhe vepra kinematografike e bashkëpunime të regjisorëve nga Sllovenia, Bosnja, Rumania, Greqia, Kroacia, Turqia etj.
Festivali Ballkanik i Flimit në Romë organizohet nga shoqata italo-shqiptari Occhio Blu në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Kulturës.

