"Virgjëresha Shqiptare" shkon në Festivalin e Filmit në Varshavë, së shpejti edhe për publikun shqiptar, ja kur do jetë premiera
"The Albanian Virgin" (Virgjëresha Shqiptare) është filmi shqiptar, që është prezantuar dhe ndjekur në shumë festivale të rëndësishme dhe skena ndërkombëtare.
Në një lidhje nëpërmjet "Skype" regjisori i filmit, Bujar Alimani thotë për "Ditë e Re" në Rtv Ora se së shpejti filmi do të bëjë premierë edhe për publikun shqiptar, në Tiranë nga mesi i muajit tetor.

Po ashtu filmi "Virgjëresha Shqiptare" do të ketë premierën botërore këtë vit në edicionin e 37-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë zyrtare të konkursit ndërkombëtar
Bujar Alimani: "Nesër unë nisem drejt Polonisë, në Festivalin e Varshavës. Në mes të tetorit do bëjmë premierë në Tiranë. Fill pas Varshavës i gjithë stafi i filmit vjen në Tiranë."
Filmi është vendosur në Shqipërinë e viteve 1958 dhe trajton gruan dhe tradita shqiptare.
"Filmi flet për gruan shqiptare në thelb. Është një dashuri e ndaluar. Personazhi kryesor i filmit vë të drejtën në vend. Mesazhi i filmit është paqja", thotë Alimani.
Rekord reshjesh, përmbytet pjesa veriperëndimore e Italisë
7 Tetor, 09:50


