Boçi ‘debat’ me Kushin: Penalizuat mësuesit se morën pjesë në fushata, nëna e dy fëmijëve sot pa punë

'Debate’ mes deputetit të PD, Luçiano Boçi dhe Ministres së Arsimit, Evis Kushi, ka pasur gjatë mbledhjes së Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik që u zhvillua ditën e sotme.

Kushi është shprehur se duhej patjetër që shkolla të hapej më 1 shtator dhe se në këtë muaj do bëhej mësim plotësues, për shkak të boshllëqeve që janë krijuar te nxënësit për shkak të pandemisë.

Ndërkohë, ka ndërhyrë Boçi duke thënë se shumë mësues janë penalizuar për shkak se kanë marrë pjesë në fushata politike.  

Evis Kushi: Më 1 shtator ka filluar mësimi plotësues, sepse viti i kaluar ishte tepër i vështirë, me sfidat mëdha në shumë Bashki të vendit, në shumë shkolla. Kështu që jemi të vetëdijshëm që u krijuan vështirësi, apo boshllëqe në njohuritë e nxënësve. Duhej patjetër që muaj shtator të ishte muaj i dedikuar vetëm për mësimin plotësues.

Luçiano Boçi: Shembull tipik i goditjes politike që ju i bëni mësuesve. Rasti i Daniela Gjinit, Daniela ishte mësuese dhe për arsye se u angazhua në fushatën politike në bazë të bindjes së saj dhe jo në bazë të urdhrave që keni dhenë ju për të gjithë mësuesit që u atashuan pranë jush, Daniela për këtë arsye u penalizma. Është nëna  dy fëmijëve, e mbetur e ve, është kryefamiljare. Në bazë të ligjit si kryefamiljare ajo duhet të jetë e punësuar në mënyrë të domosdoshme. Për arsye politike kopshtin e mbyllët vetëm që të largonit Danielën. Sot Daniela është e papunë.