Tinguj për gëzimet e hidhërimet e jetë/ Artistët i japin “shpirt klarinetës” në Korçë
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 7 Tetor 2021, 14:46
Klarineta ka tinguj që depërtojnë thellë në shpirtin e njeriut.
Me klarinetë, shqiptarët i kanë kënduar gëzimeve e hidhërimeve të jetës.
Fatos Qerimaj, Aleks Xhelili, Xhani Struga dhe Nexhildo Sula, u bënë bashkë në një koncert në Korçë.
Për artdashësit luajtën nga kabatë deri tek Muzika klasike duke dhuruar emocione
"Kjo tregon që klarineta është një nga instrumentet tona tradicionale, që ka bërë zhvillimet e veta në të gjithë historikun shqiptar."
Artistët që i kanë dhënë "Shpirt klarinetës", kërkuan që ky organizim të shtrihet edhe në qytete të tjera dhe të kthehet në një traditë.
"Ky instrument është shumë i magjishëm dhe si rol hyn në të gjitha llojet e muzikës."
Koncerti i veçantë u mirëprit nga publiku korçar.
