Ceno: Kam fatin që jam rrethuar nga njerëz që më kanë dhënë, i pari babai im

Egla Ceno jeta brenda teatrit dhe jashtë tij. Pas një kohe të gjatë shkëputjeje nga televizion,  Egla rrëfen se i është dedikuar teatrit.

Pas shfaqjes së dhënë në teatrin "Skampa", të Elbasanit " Madam Argjentina" rrëfen përjetimin.

"Teatrin e dua dhe më do, e kam ndjerë gjithmonë ngrohtësinë e publikut"-shprehet ajo.

Ceno u ndal tek ndjesitë që i japin rolet duke i cilësuar personazhet si pjesë të saj.

“Çdo personazh bëhet pjesë e jotja”-rrëfen Ceno.

Në fund të bisedës aktorja u shpreh se ka pasur fatin të rrethohet nga njerëz profesionistë duke përmendur edhe babanë e saj të ndjerë që e cilësoi fanarin e saj në jetë.