Stringa: Qytetarët i paguajnë faturat në nivelin 97%, por ka keqmanaxhim nga shoqëritë aksionere
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Eduart Elezi, pedagogu dhe eksperti i ekonomisë Azmi Stringa tha se qytetarët i kanë paguar të gjitha detyrimet në nivelin 97% për energjinë elektrike.
Ai shtoi se tani ndodhi që na vijnë ujësjellësat krijojnë detyrime mbi 100 milionë euro, por ndaj tyre nu kjanë marrë masa.
Stringa: Qytetarët i kanë paguar të gjitha detyrimet në nivelin 97% për energjinë elektrike. Ata kanë paguar edhe detyrimet që kanë pasur edhe deri në vitin 2013. Tani ndodhi që na vijnë ujësjellësat krijojnë detyrime mbi 100 milionë euro. Çfarë masash kemi marrë ndaj tyre ne?
Kjo tregon se procesi i menaxhimit të shoqërive aksione është proces kompleks dhe keqmenaxhimi i tyre është një proces ciklit që lidhet me shumë gjëra të tjera. Politika duhet të ndahet me këto shoqëri aksionere, ku abuzohen me tendera dhe ka punësime elektorale me punonjës që nuk paraqiten në punë.

