Video/ "Edhe me vdek ta bëj një foto me ty", demokrati çohet nga karrigia dhe përqafon Berishën

Një nga demokratët pjesëmarrës në "Foltoren për PD" në qytetin e Kukësit shkaktoi humor dhe të qeshura.

Ai shprehu dëshirën të bënte një foto me Doktorin para se të vdiste. Më tej, demokrati tha se do ët jetë në protesta dhëmbë për dhëmbë që të rrëzojë Edi Ramën.

Demokrati: "Përshëndetje Doktor Berisha, falenderimet më të përzemërta. Qendra ime ka qenë gjithmonë blu, qendër e vogël me fuqi të madhe. Jam kryetar i seksionit, i deleguar në Kuvend. Te trau i Kukësit kur kam përmendur emrin tënd më kanë arrestuar, por votën në shtëpinë time s'kanë arritur kurrë ta marrin. 14 anëtarë të familjes time janë pro Partisë Demokratike, pro Berishës. Kam edhe një fjalë, edhe me vdek ta bëj një foto me ty. Ke për të më parë në protestë dhëmbë për dhëmbë që të rrëzohet i biri i Kristqa Ramës."

Në mbyllje të Foltores, para se të largohej zoti Berisha i uroi Kombëtares fitore në ndeshjen me Poloninë./OraNews/