Ulsi Manja takon drejtorët e burgjeve: Vigjilencë maksimale për gjithçka ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimi

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe të Policisë së Burgjeve.

Mësohet se temë e diskutimit ishin sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve.

Ministri Manja gjatë takimit ka kërkuar vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Manja: "Kërkoj me këmbëngulje vigjilencë maksimale për gjithçka ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Është detyrim që të realizohen puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si të vetmen rrugë për të realizuar detyrën."

Ndërkaq, u theksua se janë marrë të gjitha masat për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve.

Manja: "Të gjitha masat janë marr për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve. Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës."/OraNews/