Berisha në Kukës, mbështetësi: Nën emrin tënd kemi korrur vetëm fitore, të dalim në shesh të përmbysim Ramën

Zoti Berisha i dha mikrofonin mbështetësve të tij në Kukës ku u zhvendos 'Foltorja' ditën e sotme.

Një prej mbështetësve u shpreh se nën emrin dhe udhëheqjen e Berishës, demokratët kanë njohur vetëm fitore. Ai bëri thirrje për bashkim me qëllim përmbysjen e regjimit të Edi Ramës.

Demokrati: "Nën emrin tënd, nën slloganin e Partisë Demokratike kemi korrur gjithmonë fitore dhe integrim. I ftoj të gjithë ata që nuk janë këtu, që janë pjesë e PD-së ta mbështetin Foltoren sepse është diçka që do na bashkojë, më të fortë dhe më të hapur me njëri-tjetrin. Nuk kemi kohë të merremi me gabime, por gabimi më i madh është që qeverinë e Ramës ta lëmë edhe 1 minutë të qeverisë kundër interesave të qytetarëve shqiptarë. Doktor sa më shpejt të dalim ën shesh dhe ta rrëzojmë këtë qeveri. Të gjithë janë me ne."

Berisha: "Si kushtrim vjen kjo nga çdo shqiptar. Duan protestën, duan fitoren. Nuk mund të pranojnë kurrë karrigen mbi krimin të kreut të Meduzës Edvin Ramës që është një rrezik i madh kombëtar, një rrezik i madh për Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar."