Berisha: Rama në 2013 më tha nuk futem në zgjedhje nëse voton diaspora, kanë frikë nga ju  

Nga Kukësi ish-kryeministri Berisha në “Foltoren” e PD-së u shpreh se në vitin 2013 Rama deklaroi se nuk futet në zgjedhje nëse Berisha lejonte që të votonte emigracioni dhe diaspora.

Ai tha se në këto zgjedhje ka bërë gjithçka për këtë gjë, por deklaroi se zgjedhjet e ardhshme vota e diasporës është e garantuar.

Berisha: Cila është e vërteta e qëndrimeve politike për votën e emigrantëve dhe diasporës? Në vitin 2013 deklaroi se nuk futet në zgjedhje nëse unë lejoja që të votonte emigracioni dhe diaspora. U detyrova sepse mosfutja e tij në zgjedhje krijonte një probleme të madh për vendin. Në vitet e tjera në çdo prag zgjedhjesh kam kërkuar nga drejtuesit e PD-së që të bëjnë gjithçka për votuesit e diasporës.

Në këto zgjedhje kam bërë gjithçka për këtë gjë, por ju deklaroj se zgjedhjet e ardhshme vota juaj është e garantuar, pa asnjë diskutim. Ne jemi të vetmit në Evropë që nuk i lejojmë emigrantët të vetojnë. Kanë frikë nga vota juaj.