Sherr me thika në lagjen "24 Maji" në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Tetor 2021, 19:38
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në në lagjen “24 Maji”, në qytetin e Vlorës.
Mësohet se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta ku kanë mbetur të dëmtuar të dy këta shtetas.
“Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.” - njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
