Qytetarët e Shkodrës protestë para bashkisë kundër rritjes së çmimeve

Rritjet e çmimeve nxorën në protestë edhe shkodranët. Ndonëse të pakët në numër, në sheshin përpara bashkisë së këtij qyteti me pankarta në duar, ata bënë thirrje që të ndalet ky fenomen, në një vend si Shqipëria, ku varfëria sa vjen dhe thellohet.

"Vendosa t'i bashkohem protestës sepse Shkodra po vuan një varfëri të tejskajshme."

Nuk e fshehin keqardhjen që qytetarët në masë i janë larguar kulturës së protestave, e kjo sipas tyre vjen edhe nga zhgënjimi i pësuar në këto 30 vite prej klasës politike. Shkodra nga qyteti që dikur i printe protestave, sot në masë ka zgjedhur heshtjen dhe pajtimin me këtë realitet.

"I bëj thirrje që ne të reagojmë për ato gjëra që na prekin direkt në xhepin tonë. Shpesh ne reagojmë për aksione politike, por harrojmë që lëvizjet qytetarë duhet t'i shërbejnë zhvillimit të këtij vendi. Për mua kjo vjen nga zhgënjimi i një politike 30-vjeçare që ka ndodhur tek qytetarët tonë."

Mes protestuesve ka edhe familjarë, të cilët mesazhin se nuk duan ta braktisin vendin e tyre, e bëjnë përmes me të vegjëlve.

"Mendoj se duhet ët kishin dalë më shumë, sidomos familjarë sepse kjo rritje ndikon në ekonominë tonë. Inshalla nuk rriten këto çmime dhe do merret për bazë fjala jonë."

Protesta të tilla po zhvillohen në disa qytete të vendit dhe thirrja është ndaj të gjithë qytetarëve që të reagojnë përballë këtij realiteti që po jetojmë, ku çmimet rriten, e pamundësitë ekonomike në shumë familje shtohen./OraNews/ 

  • Qytetarët e Shkodrës protestë para bashkisë kundër
     
  •    
    Qytetarët e Shkodrës protestë para bashkisë kundër
     
  •    
    Qytetarët e Shkodrës protestë para bashkisë kundër