Stringa: Perëndimi i përgatitur me rezerva për dimrin, çfarë po ndodh me rezervat tona?

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma, Azmi Stringa, pedagogu dhe eksperti i ekonomisë tha se Shqipëria nga krizat është e ekspozuar si vend, por çështja është se si i përballojmë ato.

Ai u shpreh se  vendi ka pasur ndër situatat më të mira hidrike ndër vite, por nga maji deri në gusht kemi një rënie drastike të Fierzës, që në fakt është e pashpjegueshme.  

Striga: Ne nga krizat jemi të ekspozuar si vend, por çështja është se si i përballojmë. Perëndimit i kanë rënë rezervat e gazit nën 75%, ndërsa ata duan t’i kenë mbi 90%. Pra duan të jenë të përgatitur. Por çfarë po ndodh me rezervat tona? Njëra është rezerva hidrike dhe e dimë ciklin e saj. Nëse nuk e mbajmë si rezervë ujore, duhet mbajtur rezervë financiare.

Ne kemi pasur ndër situatat më të mira hidrike ndër vite. Nga maji deri në gusht kemi një rënie drastike të Fierzës, që në fakt është e pashpjegueshme.