“Armik i përbetuar”/ Berisha: U përballa me Soros, merrte projektet e Millosheviçit për copëtimin e Kosovës
Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kukësi është shprehur se është rikthyer më i vendosur se kurrë në betejën që ka nisur.
Në takimin e demokratët, Berisha thotë se shpallja e tij “Non Grata’ nga SHBA ishte plan i Ramës dhe i Gjorgj Soros.
Ky i fundit sipas Berishës merrte projekte të Millosheviçit për copëtimin e Kosovës dhe e paraqiste si projekte të tij.
Sali Berisha: E kam betejë në të gjithë përkushtimin, besimin forcën dhe në atë se çfarë besoj. Unë i qëndroj vendimeve të mia. Qëndrova 8 vite sepse u kisha thënë që largimi im është pa kthim. Vendosa të rikthehem në një moment që më dha një goditje që ishte pa asnjë fakt dhe bazë, përveçse se plan hakmarrës i Ramës dhe i Soros. Unë isha përballë me Soros, një armik i përbetuar i demokracisë por edhe i Kombit, sepse merrte projekte të Millosheviçit për copëtimin e Kosovës dhe e paraqiste si projekte të tij.
Shpikte dhe bëhej iniciator i Ballkanit të Hapur të Shkupit, të gjitha këto në interes të Vuçiç. Kisha denoncuar korrupsionin e Edi Ramës. Për këtë mendova se duhet të kthehem më i fuqishëm se kurrë, për të mbrojtur interesat tuaja. Jam më i vendosur se kurrë.
