Ju flet Moska – Si e bënë polakët Shqipërinë zyrtare të prishë zinë për Enver Hoxhën

Si e bënë polakët Shqipërinë zyrtare të prishë zinë për Enver Hoxhën ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë në vitin 1985 sapo kishte vdekur Enver Hoxha. Vendi ynë ishte i izoluar. Ne na takonin 2 ndeshje për botërorin. Shqipëria kishte mundësi të mira për kualifikim.

Me vdekjen e Hoxhës u shpall një zi e madhe kombëtare. Shteti shqiptar i kërkoi zyrtarisht FIFA-s që ta anuloheshin të dyja ndeshjet dhe të bëheshin më vonë sepse ishim në zi. Arsyeja kryesore ishte se donin ta mbanin vendin të izoluar.

Rregulloja e FIFA-s thotë se kur vdesin drejtues të lartë shtetëror anulohen ndeshjet, por hoxha nuk ishte një post të tillë, port ishte sekretari i parë i PPSH-së. Greqia aso kohe pranoi shtyrjen e ndeshjes, por Polonia nuk e pranoi.

Polakët e bënë shtetin shqiptar në këtë vit që të prishej zia kombëtare në vitin 195. Ajo që ka rëndësi në këtë ndeshje është se pritej që shqiptarët që qanë për Enverin, e mbushën stadiumin brohoritën për Kombëtaren, ndërsa shteti do të kishte dashur që stadiumi të ishte i heshtur.