Berisha nuk i ndahet Bashës, kërkon falje për mbështetjen që i ka dhënë: PD u rrudh, kemi një lider peng
Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Kukësi u ka kërkuar sërish falje qytetarëve për mbështetjen që i ka dhënë Kryedemokratit Lulzim Basha.
Në fjalën që ka mbajtur në takimin me simpatizantët demokratë shprehet se gjatë viteve që Basha ishte në krye të PD, kjo forcë politike duhe të shndërrohej në lokomotivë të fuqishme, por që sipas Berishës ka ndodhur e kundërta.
Berisha: Ju siguroj se një nga qëllimet më kryesore do të jetë hapja e kësaj partie ndaj vlerave të mëdha intelektuale, diasporës dhe emigracionit kudo që janë. Do ju kërkoj ndjesë se kam përgjegjësinë time për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu që nuk i qëndroj në asgjë, në parime, në statut, në forume dhe qëllime kësaj force politike. Në vend që PD të shndërrohej në lokomotive të fuqishme u rrudhë, ndaj dhe përthithja e vlerave të reja do të jetë objektivi kësaj force. Tani kemi një lider peng, që për shkak të tij nuk shkuam në fitore.
