Berisha: Kurrë në histori nuk është shpallur non grata një person që ka 8 vite larg udhëheqjes
Nga Kukësi ish-kryeministri Berisha në “Foltoren” e PD-së u shpreh se Foltorja nuk ëhstë kundërt partnerëve, apo cenimin e miqësive.
Ai tha se kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur non grata një person që ka 8 vite që nuk ka qenë në udhëheqje.
Berisha: Unë besoj se ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj dhe jo të mashtroheni nga pazarexhinjtë. Foltorja jonë nuk është kundërt partnerëve, apo cenimin e miqësive. Kjo parti dhe ky ish-kryetar i saj, ka vendosur marrëdhënie miqësore më të ngushta me SHBA-në. Basha mendoi se me atë veprim mund të godiste pluralizimin. Unë atë vendim e mbajta personal dhe jam drejtuar në Paris për shpifje ndaj meje.
Kurrë ndonjëherë në histori nuk është shpallur non grata një person që ka 8 vite që nuk ka qenë në udhëheqje. Po ashtu nuk është shpallur dikush për të cilin nuk është ngritur asnjë proces gjyqësor brenda dhe jashtë vendit. Nuk është shpallur ndonjëherë as kur forca e tij humbi 3 javë pas humbi zgjedhjet. Por mofutjen në parlament nuk mund ta bëja.

