"Kryeministri ka analog vetëm Enver Hoxhën", Berisha nga Kukësi: Rrëzimi i Ramës është një urdhër!

Zoti Berisha i është përgjigjur Edi Ramës nga Kukësi.ish-lideri u shpreh se në vitin 2013 Rama doli me një sllogan për përmbysjen e tij (Berishës), ndërsa sot ish-kryeministri i kërkon të gjithëve që të bashkohen  për rivendosjen e demokracisë në vend dhe për të përmbysur regjimin e Edi Ramës i cili është më i keqi që nga koha e Enver Hoxhës.

Berisha: "Edvin Kristaq Rama në vitin 2013 doli me slloganin "Maskara dhe qelbësira të të gjitha llojeve bashkohemi për të përmbysur Berishën". Sot nga Kukësi do t'i përgjigjem, njerëz të mirë, gra dhe burra, djem dhe vajza, atdhetarë dhe patriotë që e doni këtë vend, që respektoni dinjitetin e njëri-tjetrit të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur Shqipëria që nga Enver Hoxha deri sot.

Qëllimi ynë është të bashkojmë vlerat, guximin, më të mirën me më të mirët që jemi dhe kemi për Shqipërinë që duam, për të rivendosur demokracinë në Shqipëri, për një Shqipëri që shikon drejt Evropës dhe jo drejt Beogradit. Rrëzimi i Edi Ramës është një kërkesë, është një urdhër, një thirrje që buron nga zemrat e mbarë atdhetarëve shqiptarë. Kurrë bë Tiranë nuk ka pasur kryeministër që të urrejë veriun dhe Kosovën siç është sot Edi Rama, është një përçarës kombëtar i cili ka në histori analog vetëm Enver Hoxhën."