Berisha: Edvin, dëgjoi daullet, ti nuk do ta gëzosh këtë mandat, je vasal i verbër i Beogradit!
Nga Kukësi ish-kryeministri Berisha në “Foltoren” e PD-së u shpreh se demokratët mblidhen në një moment kur Rama në 8 vite nga skandali në skandal.
Ai tha se Rama po e nis mandatin e tretë, pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit.
Berisha: Ne sot mblidhemi për të diskutuar së bashku dhe për të vendosur që t’i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën, forcën dhe dinjitetin e demokratëve. Ne mblidhemi në momente kritike për vendin kur një njeri, që ka kaluar në 8 vite nga skandali në skandal, me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Evropës. Rama nuk meriton të qeverisë. Ai është kryeministër antinjerëzor dhe anti-kombëtar.
Por ky e nis mandatin e tretë, pasi është shndërruar në një vasal të verbër të Beogradit. Dua t’i çoj në mesazh Sllobodanit të ri se gjenocidi ndaj shqiptarëve do të njihet qysh nga viti 1887 deri në 1999. Përgatitu Sllobodan edhe njëherë! Edi Rama në këto 8 vite, në vend që të ndjekë nismën e Berlinit, ndoqi nismën e Beogradit. Edvin, ti mendon se do ta gëzosh këtë mandat. Dëgjoji pak ato daulle, po bien për ty. Ti nuk do ta gëzosh mandatin se ke vjedhur qindra miliona.
