Rezultati i reformës së Sorosit ishte kapje e plotë e drejtësisë, Berisha: Nën kontrollin e narko-shtetit

Zoti Berisha nga Kukësi ku ka ngritur Foltoren e radhës u shpreh se rezultati i reformës në drejtësi, të cilën ai e cilëson si reformë e Sorosit ishte kapje e plotë e drejtësisë nga narko shteti shqiptar.

Berisha: Le të marrim SPAK. Në vitin e parë të ekzistencës së tij SPAK ka çuar për gjykim 63 raste, në vitin e parë të ekzistencës TASK Forca e luftës kundër korrupsionit ka dërguar 310 raste për korrupsion, në vitin 2008-2009, pra cili ishte rezultati i reformës së Sorosit.

Rezultati i reformës ishte kapje e plotë e drejtësisë. Unë do të mbroja interesin tuaj. Prandaj dhe kam qëlluar e do qëlloj fuqishëm ndaj një reforme që vuri drejtësinë totalisht nën kontrollin e narko-shtetit shqiptar. Unë këto do t’i bëja edhe njëherë nga e para. Ditën që u shpall "non garta" të nesërmen thashë çfarë kam bërë. Unë isha i sigurt që kurrë ndonjëherë nuk kisha abuzuar me ndonjë gjë dhe i rikujtova këto. Atëherë deklarova që do rikthehem fuqishëm për t'i mbrojtur këto dhe çdo interes Kombëtar dhe të shqiptarëve."