Erebara: Mediat nuk duhen të kontrollohen nga qeveria, Rama nuk e kupton
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën e OSBE për Evropën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, ai tha se kur bëhet fjalë për lirinë e medias në emër të saj përhapen lajme të rreme në internet.
Gazetari Gjergj Erebara, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se Rama në konferencë dëshmoi të njëjtën padituri që ka mbi çështjen e lirisë së shprehjes.
Erebara thotë se mediat nuk duhet të kontrollohen nga qeveria dhe për gazetarin Kryeministri nuk e kupton këtë.
Gjergj Erebara: Rama nuk tha ndonjë gjë të re. Dëshmoi të njëjtën padituri që ka mbi çështjen e lirisë së shprehjes në botë. Shtypi është i parregulluar. Moskuptimi nga ana e Kryeministrit, ndalime të rregullimit të medias është një mungesë njohurish mbi tre shekujsh zhvillimesh njerëzore. Media nuk duhet të rregullohet nga qeveria dhe kemi Kryeministri nuk e kupton këtë.
Në të gjithë botën demokratike është se media nuk mund të rregullohet nga qeveria, sepse në çastin që rregullohet nga qeveria i bie që kontrollohet nga ajo dhe nuk kemi demokraci. Lajmet të rreme përhapen si në tërmet edhe jashtë tërmetit dhe janë përhapur në të gjithë historinë e njerëzimit. Asnjë vend demokratik nuk kontrollon median me qeveri apo me autoritet shtetëror. Nëse duam të integrohemi në BE, vlerat e BE janë këto.
Përsa i përket Agjencisë së re të Medias dhe Informacionit, gazetari shprehet se është krijuar me qëllim që të kontrollojë të gjithë fluksin e informacionit nga institucionet publike drejt popullsisë së gjerë.
Gjergj Erebara: Agjencia do të kontrolloj të gjithë fluksin e informacionit nga institucionet publike drejt popullsisë së gjerë, do të prodhojë lajmet e veta jashtë medias. Qeveria dëshiron që të mos ketë media, por ajo vetë do që të jetë vetë media, Kushtetutë dhe gjitha. Kryeministri prodhon ‘lajme’ , Kryetari i Bashkisë prodhon ‘lajme’ dhe shumë Ministri prodhojnë lajme. E vetmja gjë që po ndodh është se këto duan ta bëjnë në mënyrë të ligjshme se deri më tani e kanë pasur të paligjshme.
Përgatiti për online Anila Kolgjini
